“Ta çojmë flamurin e Kastriotit në tryezën e familjes europiane”, ministrja Spiropali uron shqiptarët: Gëzuar kudo që jeni

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarët për 113 Vjetorin e Pavarësisë.

Me një postim në Facebook, Spiropali shkruan se të gjithë bashkë duhet ta çojmë flamurin e Kastriotit në Sofrën e familjes sonë Europiane.

“GËZUAR DITËN E FLAMURIT 

113 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të Shqipërisë së Pavarur, Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, dhe patriotëve shqiptarë që me shekuj luftuan anë e kënd për Flamurin Kuq e Zi, i cili na bashkon, afron dhe frymëzon si komb, drejt qëllimit tonë kombëtar: të çojmë flamurin e Kastriotit në Sofrën e familjes sonë Europiane, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti, historia, gjeografia, arti, kultura, vizioni, e tashmja, e ardhmja, dhe gjithçka.

Me përulje para sakrificës së të parëve, krenarë për atë që jemi, krah për krah me të gjithë bashkëkombasit kudo në botë!

Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo janë e jetojnë! Bashkë”, shkruan Spiropali.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME