Surprizë emocionuese në spektaklin “Miss Mama 2026”, producentja Xhilda Toska prezanton në skenë dy të moshuar që kërkojnë dashurinë

 

Një moment sa i veçantë aq edhe emocionues ka ndodhur gjatë zhvillimit të spektaklit të bukurisë “Miss Mama 2026”, ku producentja dhe moderatorja e eventit, Xhilda Toska, solli një surprizë të papritur që elektrizoi publikun në sallë.

Në kulmin e spektaklit, Toska ftoi në skenë zonjën Kristina Qirko, 80 vjeçe nga Tirana, e cila prej shumë vitesh jeton e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj. Pak çaste më vonë në skenë u ngjit edhe Petrit Xherri, 80 vjeç nga Elbasani, i cili gjithashtu jeton i vetëm pas humbjes së bashkëshortes.

Producentja e spektaklit rrëfeu se kishte vendosur t’i njihte me njëri-tjetrin pikërisht në këtë event, pasi tek të dy kishte parë “shpirtra të bukur”, por edhe vetminë që shpesh bëhet pjesë e jetës së njerëzve në moshë të thyer.

“Kur i pashë, pashë dy njerëz me zemër të mirë, por edhe një vetmi që më preku shumë. Mendova pse të mos i njoh me njëri-tjetrin”, u shpreh Toska përpara publikut.

Momenti u shoqërua me duartrokitje dhe të qeshura, sidomos pas reagimeve spontane të Kristinës, e cila me humor u tregua disi e rezervuar për një lidhje të mundshme. Ndërkohë, Petriti nuk e fshehu simpatinë e tij për të, duke e bërë skenën edhe më të ngrohtë dhe plot emocione.

Megjithatë, Kristina ende nuk ka marrë një vendim nëse do të pranojë apo jo të krijojë një lidhje me Petritin. Pavarësisht kësaj, momenti u kthye në një nga episodet më të bukura dhe më njerëzore të mbrëmjes, duke sjellë humor, emocion dhe një mesazh të qartë: dashuria dhe shpresa nuk kanë moshë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...