Egnatia shkëlqeu në javën e 11-të të Superligës, duke mposhtur Bylisin me rezultatin 5-1 në Rrogozhinë, ndërsa Teuta fitoi 1-0 ndaj Vorës në një ndeshje të tensionuar.
Bakayoko shënon katër gola ndaj Bylisit
Skuadra rrogozhinase, kampione aktuale e vendit, kaloi në avantazh që në minutën e 4-t falë Soumaila Bakayoko, i cili më pas shënoi edhe tre gola të tjerë në minutat 25’, 52’ dhe 63’. Bylisi ngushtoi rezultatin në 4-1 me golin e Mouctar në minutën e 67’, por vendasit vulosën fitoren me golin e Buriç në minutën e 86’.
Skuadra ballshiote luajti pjesën më të madhe të takimit me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Kane në minutën e 17.
Teuta triumfon në Vorë
Në Vorë, Teuta mposhti vendasit 1-0 falë golit të Blerim Kotobellit në minutën e 68’. Ndeshja ishte e barabartë dhe me raste nga të dyja ekipet. Fitorja e mban skuadrën durrsake në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Dinamo City-n që renditet në vend të katërt.
Rezultatet e javës së 11-të:
Egnatia – Bylis 5-1
Vora – Teuta 0-1
Dinamo City – Elbasani 19:00
Ndeshjet e së dielës:
Partizani – Vllaznia 16:30
Flamurtari – Tirana 16:30
Klasifikimi:
1.Vllaznia 23 pikë
2.Elbasani 23 pikë
3.Egnatia 22 pikë
4.Dinamo City 18 pikë
5.Teuta 18 pikë
6.Vora 14 pikë
7.Bylis 12 pikë
8.Partizani 12 pikë
9.Flamurtari 8 pikë
10.Tirana 8 pikë
-Egnatia, Vora, Teuta dhe Bylis kanë një ndeshje më shumë



