Superiorja rikthehet sot, tre duele të forta hapin javën e 7-të

Pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtares, Kategoria Superiore rikthehet sot me tre përballje mjaft interesante që hapin javën e 7-të të kampionatit.

Në orën 14:00, në “Adush Muça”, Bylisi pret Vllazninë në një sfidë ku ballshiotët kërkojnë pikë për t’u larguar nga zona e ftohtë, ndërsa shkodranët synojnë të ruajnë vendet e para në renditje.

Në orën 17:00 zhvillohen dy ndeshje të tjera të forta.

Në “Arena Egnatia”, Egnatia përballet me Dinamon, në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar mes dy skuadrave pretendente për kreun.

Ndërkohë, në “Air Albania”, Tirana pret Teutën, një sfidë klasike që gjithmonë ofron emocione dhe rivalitet.

Programi i ditës:

  • Bylis – Vllaznia (ora 14:00)
  • Egnatia – Dinamo (ora 17:00)
  • Tirana – Teuta (ora 17:00)

Të gjitha ndeshjet pritet të sjellin spektakël, pasi skuadrat rikthehen me energji të freskëta pas pushimit për Kombëtaren.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit...

Një epokë e re për Policinë e Shtetit: nis Masteri i parë shkencor në Akademinë e Sigurisë

Hapet për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria...

Lluka Prifti – Brumeli i volejbollit – Zëri i rrjetës, shpirti i qytetit

Kujtime, mall, lot shpirti për kohën që ishte ndër...