Sukses i Radioamatorëve të Elbasanit: Mimoza Balliu kampione kombëtare

Në datat 13-14 shtator 2025 u zhvillua në Burrel Kampionati i Radioamatorizmit dhe Kupa e Shqipërisë. Ekipi RadioSport Elbasani arriti rezultate të mira, duke zënë vendin e dytë në rang kombëtar.

Sportistja Mimoza Balliu, u shpall kampione e Shqipërisë për vitin 2025, duke zënë vendin e parë në kategorinë G dhe në garën ZEUS, vend të dytë në garat Transmetim, RUFZXP dhe vend të tretë në MORSE RUNNER.

Rezultatet e tjera individuale:

Elvira Sherali

  • Vendi i parë në garën Transmetim dhe RUFZXP
  • Vendi i dytë në kategorinë G dhe garën MORSE RUNNER
  • Vendi i tretë në garën ZEUS

Anila Shati

  • Vendi i parë në garën MORSE RUNNER
  • Vendi i dytë në garën ZEUS
  • Vendi i tretë në kategorinë G, garën Transmetim dhe RUFZXP 

Drini Dervishi (trajner dhe sportist)

  • Vendi i dytë në kategorinë F, garën ZEUS, Transmetim dhe RUFZXP
  • Vendi i tretë në garën MORSE RUNNER

Falë mbështetjes së klubit shumësportësh Elbasan, ekipi arriti edhe këto rezultate, duke treguar se institucioni i bashkisë Elbasan është duke i dhënë seriozitetin e duhur kësaj disipline sportive dhe jo vetëm.

Kjo pjesëmarrje konfirmon angazhimin e RadioSport Elbasani në sportet radioamatorike dhe performancën e ekipit në garat kombëtare.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...