Stuhia “shkatërron” rrjetin elektrik në Gramsh: Ekipet e OSHEE sfidojnë rrezikun për të rikthyer energjinë pas 30 orësh

Nga Fatmir Popja

Stuhia e fuqishme e kësaj jave ka shkaktuar probleme serioze në disa zona të Qarkut të Elbasanit, ku jo vetëm përmbytjet, por edhe dëmtimet masive të linjave elektrike dhe djegia e transformatorëve kanë krijuar sfida të jashtëzakonshme për strukturat e emergjencave dhe ekipet e shërbimeve publike.

Punonjësit e OSHEE, OSSH dhe agjencive mbështetëse kanë punuar në kushte ekstreme kohore, mes erërave të forta dhe reshjeve intensive, për të riparuar rrjetin elektrik të dëmtuar dhe për t’u rikthyer energjinë banorëve të prekur. Situata më e vështirë është regjistruar në një nga zonat malore të bashkisë Gramsh, ku ekipet në terren janë përballur me rrezik real për jetën.

Sipas burimeve, në terrenin e vështirë malor të kësaj zone, rruga e vetme për të transportuar transformatorin e ri me kamion ishte tejet e degraduar dhe me shkallë jashtëzakonisht të lartë vështirësie. Gjatë lëvizjes, rrëshkitja e tokës ka bërë që automjeti që transportonte transformatorin të përmbysej. Fatmirësisht, drejtuesi dhe specialistët që udhëtonin për të kryer zëvendësimin kanë shpëtuar pa lëndime.

Nga të dhënat zyrtare të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes bëhet e ditur se stuhia ka djegur transformatorin e fuqisë në nënstacionin e Çerrunjës së Gramshit, i cili furnizon një numër të madh abonentësh në zonat rurale, përfshirë Poroçanin, Çekin dhe fshatra të tjerë përreth. Ekipet kanë arritur ta zëvendësojnë transformatorin ditën e djeshme, megjithëse mungesa e energjisë elektrike ka zgjatur rreth 30 orë, si pasojë e rrëzimit të vinçit në hyrje të nënstacionit, pikërisht aty ku do të instalohej pajisja e re.

Pavarësisht vështirësive ekstreme, ndërhyrja ka përfunduar me sukses, dhe furnizimi me energji është rikthyer në të gjithë zonën. Autoritetet vlerësojnë përkushtimin e ekipeve në terren, të cilët, nën kushte të një moti tërësisht të “çmendur”, kanë punuar pa ndërprerje për të normalizuar situatën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...