Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, gjë që ka bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve. Autoritetet kanë vendosur ndërprerjen e aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe stafit aeroportual.