Stuhia e fortë godet Tiranën, qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi

Një stuhi e madhe me erë dhe shi ka përfshirë Tiranën gjatë këtyre minutave. Disa rrugë janë bllokuar nga trafiku, ndërsa objekte me peshë të lehtë janë duke u zhvendosur nga erërat e forta, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Autoritetet paralajmërojnë se situata paraqet rrezik për banorët, të cilëve u rekomandohet të mos dalin nga shtëpitë pa arsye të domosdoshme. Po ashtu, drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen tejet të kujdesshëm dhe të rrisin vigjilencën për të shmangur aksidentet e mundshme.

Shërbimet meteorologjike njoftojnë se moti i keq pritet të vazhdojë gjatë ditës së sotme dhe mëngjesit të nesërm, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave parandaluese nga qytetarët dhe autoritetet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME