Stuhi breshëri në Gramsh, dëme të mëdha në bujqësi, më i prekur fshati Kukur

Një stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.

Fshati Kukur rezulton të jetë zona më e prekur, ku stuhia ka zgjatur për mbi 15 minuta, duke goditur dhjetëra parcela të mbjella me kultura të ndryshme. Sipas raportimeve paraprake nga banorët dhe fermerët e zonës, qindra dynymë tokë janë dëmtuar rëndë.

Kulturat më të prekura janë agrumet dhe vreshtat, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha si në sasi ashtu edhe në cilësinë e prodhimit.Fermerët shprehen të tronditur nga situata, pasi, siç theksojnë ata, “disa minuta stuhi shkatërruan muaj të tërë pune”.

Ata i kërkojnë autoriteteve vendore dhe qendrore të ndërhyjnë sa më parë për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar mbështetje të menjëhershme për rikuperimin e situatës. Aktualisht nuk ka ende informacion të plotë mbi gjendjen e rrugëve rurale dhe qasjen në zonat më të prekura, ndërsa pritet një reagim nga strukturat përkatëse të emergjencave civile dhe bujqësisë.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME