Studentë nga rajoni në shkollën verore në UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës nisi sot edicionin e Shkollës Verore Ndërkombëtare me temë “Siguria Ushqimore dhe Jeta e Shëndetshme – FSHL 2025”. Ky aktivitet akademik që do të zgjasë deri më 25 shtator synon të promovojë dialogun ndërdisiplinor mbi temat më aktuale të sigurisë ushqimore, ushqyerjes së shëndetshme dhe jetesës aktive, në një kohë kur këto çështje marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe në politikat publike dhe kërkimin shkencor.

Në këtë shkollë verore marrin pjesë studentë, pedagogë dhe studiues nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, duke e kthyer këtë aktivitet në një platformë ndërkombëtare shkëmbimi profesional dhe kulturor.

Shkolla organizohet në kuadër të programit CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies), një nismë e rëndësishme rajonale që mbështet mobilitetin akademik dhe bashkëpunimin mes universiteteve në Europën Qendrore dhe Juglindore.

Tematika dhe qëllimet kryesore të këtij viti në shkollën verore do të jenë: promovimi i një jetese të shëndetshme dhe ushqyerje të qëndrueshme; diskutimi mbi sfidat dhe inovacionet në sigurinë ushqimore; krijimi i një rrjeti akademik rajonal për bashkëpunim të mëtejshëm; zhvillimi i kompetencave ndërdisiplinore dhe aftësive kërkimore të pjesëmarrësve të rinj.

Sallaku tha se, ky aktivitet i përvitshëm vjen si një hap konkret për forcimin e rolit të universiteteve në adresimin e sfidave globale, si siguria ushqimore dhe shëndeti publik, nëpërmjet edukimit, kërkimit dhe ndërveprimit ndërkulturor.

Universiteti Bujqësor i Tiranës vijon të jetë një qendër e rëndësishme e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri dhe rajon, duke kontribuar në përgatitjen e brezave të rinj me njohuri të avancuara dhe ndërgjegjësim të lartë social.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...