Strategjia “Shqipëria Turistike 2030”: 6 rajone, 20 marina, 6.6 mld € të ardhura

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, ndërsa qeveria e re, e miratuar sot në Kuvend, ka shpallur objektivin e saj kryesor: konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion turistik të nivelit të lartë në Mesdhe, me turizëm gjithëvjetor, të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregun europian e global.

Në programin 4-vjeçar të qeverisë, fokusi vendoset mbi turizmin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke orientuar politikat dhe investimet në këtë drejtim. Një ndër pikat kryesore është ndarja e vendit në 6 rajone turistike, sipas strategjisë “Shqipëria Turistike 2030”, me synim diversifikimin e ofertës dhe garantimin e standardeve ndërkombëtare.

Infrastruktura detare është një tjetër prioritet madhor: transformimi i Portit të Durrësit në qendër moderne për kroçera dhe jahte luksoze, si dhe ndërtimi i 20 marinave të reja nga Velipoja deri në Ksamil, për të pozicionuar Shqipërinë si një destinacion lider në turizmin detar të Mesdheut.

Qeveria parashikon gjithashtu dyfishimin e netqëndrimeve turistike dhe gjenerimin e mbi 6,6 miliardë euro të ardhura vjetore deri në vitin 2030. Po ashtu, prioritet do të jetë zhvillimi i turizmit malor në Alpe dhe zonat natyrore, duke promovuar sportet dimërore dhe eksperiencat unike.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet trashëgimisë kulturore, përmes promovimit të siteve historike dhe digjitalizimit të kalendarëve kulturorë, duke e shndërruar Shqipërinë në një “muze të hapur”.

Po ashtu, programi synon të konsolidojë infrastrukturën për konferenca, panaire dhe ekspozita ndërkombëtare, duke e kthyer Shqipërinë në një pol të rëndësishëm të turizmit të biznesit.

Në fushën digjitale, do të krijohet një Platformë e Integruar e Turizmit, që përfshin:

  • Regjistrin Kombëtar Digjital të Turizmit për sipërmarrjet,
  • Platformën e-Visitor për regjistrimin elektronik të vizitorëve në kohë reale,
  • Sistemin elektronik të të dhënave në turizëm për statistika më të sakta.

Gjithashtu, në bashkëpunim me UN Tourism, do të themelohet Akademia Ndërkombëtare e Turizmit dhe Mikpritjes, për të formuar brezin e ri të profesionistëve.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm është administrimi më i drejtë i plazheve, duke garantuar më shumë hapësira publike, standarde dhe qetësi për pushuesit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...