Spanja njoftoi sot se ka hedhur nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës, banorët e të cilit kërcënohen nga uria, sipas OKB-së, pas 22 muajsh lufte midis Izraelit dhe Hamasit.

“Spanja po merr pjesë në misionin e ndihmës humanitare nga ajri duke përdorur një avion ushtarak të Forcave tona Ajrore, një A400”, njoftoi Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Álvarez, duke postuar një video të operacionit në X.
Një total prej 24 pakosh u hodhën “secila prej të cilave përmbante 500 kilogramë, domethënë, një total prej 12 ton” ushqim, ekuivalente me “rreth 2,500 racione”, shtoi ai.



