SPAK po kërkon hetues/ Thirrje për ekspertë të antiterrorit, krimit financiar, doganave dhe mbikëqyrjes policore

SPAK po kërkon oficerë të tjerë për të hetuar. Në kohën kur ende është gjetur se kush do ta drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, konkurset për staf ndihmës në prokurorinë e posaçme janë në kulmin e tyre.

Me një garë të hapur për hetues financiarë të cilët do t’i nënshtrohen testit të radhës këtë të enjte, një thirrje e dytë apelon për 10 oficerë të policisë gjyqësore. Mes tyre, njëri duhet të vijë nga Antiterrori, 2 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 2 nga Doganat, një tjetër nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe nga Policia Kufitare.
Mes fituesve kanë të drejtë të aplikojnë edhe oficerë të krimit ekonomik, të krimit të organizuar.

Oficeri do të jetë një pikë ndërlidhëse funksionale mes prokurorit të SPAK, BKH dhe institucionit ku ai aktualisht është në detyrë. Ai do të shërbejë si kontakt për të përcjellë informacion të shpejta dhe të sigurta dhe për të garantuar akses të plotë.
Fituesit do të ketë mandate pesë vjeçar. Oficerët e policisë gjyqësore për të cilët SPAK është vënë në kërkim të tyre për të kompletuar më tej forcat që do të hetojnë të korruptuarit dhe krimin e organizuar gjatë detyrës, do të jenë të pavarur nga institucioni prej nga ku do të rekrutohen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...