Sopoti përforcohet në portë, rikthen djalin e shtëpisë

Klubi i Sopotit në Kategorinë e Dytë ka bërë një lëvizje shumë interesante, duke përforcuar radhët me një element cilësor. Portieri Herdis Alliu u është bashkuar përsëri librazhdasve.

Portieri, i cili ka qenë pjesë e klubeve si Pogradeci, Skënderbeu apo edhe Ferizaj në Kosovë në vbitet e kaluara, është kthyer tani në vendlindje që të ndihmojë skuadrën e cila ka ambicie që të ngjitet në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

NJOFTIMI I SOPOTIT 

“Herdis Alliu është afrimi radhës për ekipin tonë. Djali nga Librazhdi është rikthyer në vendlindje për të mbrojtur portën e ekipit të zemrës . Kujtojmë që Alliu është një portier me eksperiencë në karrierë ku më parë ka luajtur me Pogradecin, Skënderbeun. I urojmë suksese me ekipin tonë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME