Skenari, Serbia mund të shkojë në Botëror

Serbia e ka humbur mundësinë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026 përmes Grupit K pas disfatës ndaj Anglisë. Megjithatë, ekziston një mundësi teorike që ata të garojnë përmes Ligës së Kombeve, edhe pse skenari është shumë i vështirë.

Për këtë, Rumania, Irlanda e Veriut dhe Suedia duhet të renditen në dy vendet e para në grupet e tyre kualifikuese, ndërsa Belgjika të përfundojë të paktën e treta në Grupin J.

Në Grupin H, Rumania duhet të fitojë ndaj Bosnjës dhe San Marinos, dhe Bosnja të mos marrë pikë kundër Austrisë.

Në Grupin A, Irlanda e Veriut duhet të triumfojë ndaj Sllovakisë dhe Luksemburgut, si dhe të shpresojë që Sllovakia të mos marrë rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë.

Në Grupin B, Suedia duhet të ngjitet në vendin e dytë me fitore ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë, ndërsa Kosova të humbasë ndeshjet e mbetura, dhe suedezët të rikuperojnë diferencën e golave.

Në Grupin J, Belgjika duhet të humbasë të dyja ndeshjet ndaj rivalëve më të dobët dhe Uellsi të fitojë me golaverazh të lartë, por diferenca aktuale e golave e bën këtë skenar pothuajse të pamundur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...