Situata alarmante nga zjarret në Sojnik të Gramshit, rrezikohen banesa. Përfshihen në operacion edhe forcat ajrore

Situata nga zjarret në territorin e bashkisë Gramsh është përkeqësuar ndjeshëm në orët e fundit duke marrë përmasa alarmante. Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besian Ajazi, ka bërë një deklaratë publike ku njofton se vatra e zjarrit mbi fshatin Sojnik e shpërthyer që prej ditës së djeshme është ende aktive dhe në përhapje të pandalshme.

Sipas Ajazit, flakët janë përhapur deri në zonën e fshatit Snosëm, duke rrezikuar drejtpërdrejt banesat dhe jetën e banorëve. “Situata aktualisht paraqitet mjaft emergjente në një pjesë të madhe të masiveve pyjore të Gramshit.  Zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, në Njësinë Administrative Kukur”, deklaroi ai.

Shkaku i zjarrit, sipas autoriteteve vendore, dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme. Kryebashkiaku e cilësoi veprimin si “akt kriminal barbar” që vë në rrezik jetën e qytetarëve, natyrën dhe pronën publike. Ai dënoi me forcë këto veprime dhe paralajmëroi se autorët do të përballen me forcën e ligjit dhe me reagimin e ashpër të komunitetit.

Në terren janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, shërbimi pyjor, drejtoria e shërbimeve të bashkisë, vullnetarët, si dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila ka vendosur në dispozicion 20 efektivë dhe dy helikopterë për të shuar flakët nga ajri.

Megjithatë, përpjekjet për shuarjen e zjarrit po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të thepisur, temperaturave të larta dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve.

Autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani synon ringjalljen e sportit në shkolla, Klubi Shumësportësh në nismë për talentet e reja

Klubi Shumësportësh Elbasani vijon të ndërmarrë hapa konkretë për...

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...