Simpoziumi Ndërkombëtar i Bektashinjve, Baba Ardit Selmani: Elbasani, epiqendra shpirtërore e Ballkanit dhe më gjerë

Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore e akademike, Elbasani u shndërrua këtë 6 dhjetor 2025 në një qendër të rrallë bashkimi, reflektimi dhe drite, teksa Gjyshata Bektashiane e qytetit mikpriti drejtues shpirtërorë, studiues, akademikë, diplomatë dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Turqia, vendet e Ballkanit, Azia dhe Evropa.

Simpoziumi Ndërkombëtar “Bektashizmi: 800 vjet histori, vlerat dhe sfidat në ditët e sotme”, i organizuar në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe komunitetet bektashiane të rajonit, solli në Elbasan një dialog të thellë mbi traditën tetëshekullore të bektashizmit, rolin e tij në lartësimin e vlerave humane dhe ndikimin e pandashëm në historinë shpirtërore të shqiptarëve dhe popujve të Ballkanit.

Në këtë tubim të jashtëzakonshëm, fjalën hapëse e mbajti drejtuesi shpirtëror i Gjyshatës së Elbasanit, Haxhi Baba Ardit Selmani, i cili me urtësinë dhe qetësinë karakteristike të pathyeshme të bektashinjve përcolli një mesazh mirësie, dashurie dhe bashkimi. Fjalimi i tij u prit me respekt të thellë, duke i dhënë simpoziumit tonin e duhur të reflektimit dhe urtësisë.

Duke shprehur mirënjohje ndaj pjesëmarrësve të shumtë dhe mbështetjes së gjerë institucionale, Haxhi Baba Ardit Selmani theksoi rëndësinë e madhe të veprimtarive ndërkombëtare për forcimin e trashëgimisë shpirtërore dhe përballjen me sfidat moderne që kërcënojnë harmoninë e popujve. Në një botë të trazuar, mesazhi bektashian për paqe, pastërti shpirti dhe vëllazëri bëhet më i domosdoshëm se kurrë.

Më poshtë, fjalimi i plotë i drejtuesit shpirtëror të Gjyshatës së Elbasanit. Haxhi Baba Ardit Selmani në Simpoziumin Ndërkombëtar të Bektashinjve

Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

E nderuara Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, zj. Klodiana Spahiu!
Të nderuar përfaqësues të Pushtetit Vendor!
Të nderuar përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë!
I nderuar Kryetar i Bashkisë së Memaliajt, z. Albert Malaj!
Të nderuar dervishë dhe baballarë bektashinj të Turqisë dhe Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve fetarë të Elbasanit, miq e dashamirës!
Shumë të nderuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Ballkani, Azia dhe Evropa për kontributin tuaj bektashian!

Së pari, më lejoni t’ju falënderoj nga shpirti për praninë tuaj dhe uroj të keni jetë e mot bekimet më të larta të Zotit të Lartësuar xhel-le shanuhu, si edhe ndihmën e Hynqar Haxhi Bektash Veliut!
Zoti plotësoftë çdo dëshirë tuajën! 

Nisma e Gjyshatës sonë për një Simpozium Ndërkombëtar me pjesëmarrje të tillë, nuk është e lehtë. Por tani, pasi dëgjova fjalët tuaja të ngrohta, kur shoh mbështetjen tuaj të madhe, bindem se kemi bërë mirë dhe se jemi në rrugën e duhur.

Gjyshata e Elbasanit, gjithë bektashinjtë shqiptarë, shprehin bindjen e thellë se veprimtari të tilla janë të domosdoshme në udhëtimin tonë të gjatë shpirtëror.

Unë jam gati i sigurt se aktiviteti i sotëm, përmes bashkëbisedimeve me njëri–tjetrin, do të arrijë rezultatet e veta. Ne kemi shumë ç’të diskutojmë, si komunitete ballkanike, jo për të tundur flamurë, por që ta shndërrojmë bektashizmin në një shtysë për të qëruar zemrat tona, për t’i dëlirësuar ato, për t’u bashkuar me qëllimin e vetëm:
paqe në shpirt, paqe në familje, paqe midis popujve në këtë botë të trazuar nga luftëtarët! 

Gjej rastin të falënderoj vëllezërit tanë të tarikateve të çmuara të Islamit, Sheh Hysen Shehun, me një kontribut të rrallë në gjithë jugun e Shqipërisë, si edhe Redis Sheko dhe Vullnet Merja, të cilët përgjatë gjithë kësaj kohe kanë nxjerrë në pah dëlirësinë e mesazheve të Ehli–Bejtit.

Duke ju uruar edhe njëherë mirëseardhjen,
Zoti ju bekoftë të gjithëve në këtë auditor! 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Më në fund Armando Broja, sulmuesi i kombëtares titullar me Burnley ndaj Newcastle

Për Armando Brojën erdhi më në fund momenti që...

Dritëhijet e Rindërtimit/ BIRN: Pas 6 vitesh nga tërmeti, banorët ende në pritje të shtëpive!

Gjashtë vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qindra...

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, promovon prodhimet lokale dhe ushqimet tradicionale

Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të...