Elbasani ka në radhët e veta një nga mbrojtësit më të vlerësuar në kampionat. Sipas faqes prestigjioze “Transfermarkt”, lituanezi Sigitas Olberkis është lojtari më i shtrenjtë i verdhebluve, me një vlerë tregu prej 300 mijë eurosh.
Olberkis u bashkua me Elbasanin në merkaton e janarit dhe menjëherë u shndërrua në një shtyllë të pazëvendësueshme të mbrojtjes. Me përvojën e tij në kampionate të ndryshme europiane, ai ka sjellë stabilitet, forcë fizike dhe lidership në prapavijë.
Vlera e lartë në treg konfirmon ndikimin e tij dhe reputacionin që gëzon. Prania e Olberkis në sezonin e ri shihet si një garanci për objektivat e Elbasanit, që synon të përforcojë pozitat në elitën e futbollit shqiptar dhe të rrisë ambiciet për rezultate më të larta.
albaniaexpress.al