Shqipëria pjesë e turneut “Unity EURO Cup” në mbështetje të refugjatëve përmes futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e turneut europian “Unity EURO Cup”, një projekt i përbashkët i UEFA-s dhe UNHCR që synon përfshirjen sociale të refugjatëve përmes futbollit.

Turneu zhvillohet sot në Zeist të Holandës, në qendrën e Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), me pjesëmarrjen e 18 ekipeve nga e gjithë Europa.

FSHF merr pjesë për herë të parë në këtë turne, duke forcuar angazhimin e saj për të promovuar vlerat sociale të futbollit dhe për të mbështetur përfshirjen e refugjatëve në komunitet.

Ekipi shqiptar është i përbërë nga refugjatë që jetojnë aktualisht në Shqipëri, të cilët janë mbështetur nga FSHF në përgatitjet dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë event ndërkombëtar, si pjesë e angazhimit të federatës për promovimin e vlerave sociale të futbollit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, theksoi se futbolli ka fuqinë të bashkojë komunitetet dhe të ndihmojë në integrimin e refugjatëve, duke e quajtur këtë turne “një shembull të bukur të ndikimit që sporti ka në jetën e njerëzve”.

Ekipi i refugjatëve shqiptarë përfaqëson vendin tonë në këtë edicion dhe është shortuar në një grup me Francën, Irlandën dhe Lihtenshtajnin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

BIRN: Exchange, rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Të dhënat e siguruara nga dosjet hetimore tregojnë raste...

Hapet aplikimi për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot të gjithë tifozët...

Përcaktohet përbërja dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin...