Qeveria ka prezantuar planin për rrjetin kombëtar të transportit publik dhe të gjelbër, pjesë e strategjisë për rritje ekonomike të qëndrueshme.
Në kuadër të këtij plani, do të ngrihet MobAl, shoqëri shtetërore që do të ofrojë transport publik në 7 itinerare turistike kombëtare dhe transport shkollor në tre zona strategjike: veri, jug dhe juglindje, duke siguruar akses të barabartë për çdo nxënës.
Programi parashikon rreth 100 autobusë elektrikë, të pajisur me standarde të larta sigurie dhe respekt për mjedisin. Përveç kësaj, sistemi i biletave elektronike dhe monitorimi GPS/AVL do të garantojnë menaxhim transparent dhe shërbim të besueshëm për qytetarët.
Qeveria thekson se ky projekt do të sjellë përfitime afatgjata sociale, duke ulur braktisjen shkollore, reduktuar pabarazitë territoriale dhe mbështetur fuqinë punëtore në sektorin e turizmit.