Sarandë – /Albania Express News/Deputetja e Partisë Socialiste për Elbasanin, Aulona Bylykbashi dhe shumë kolege të saj ishin pjesë në një tryezë të përbashkët me tre komisione dhe institucionet vendore, ku u diskutua mbi zbatimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i përafruar me direktivat europiane.

Në këtë takim u fokusua gjithashtu dhe mbi qasjet e reja për forcimin e edukimit qytetar ndaj mjedisit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së shoqërisë civile, biznesit dhe medias në ndërtimin e një kulture të re përgjegjshmërie mjedisore.
Sipas deputetes Bylykbashi, një mjedis i pastër nuk është vetëm një detyrë qytetare, por një faktor kyç për shëndetin, zhvillimin ekonomik dhe turizmin e qëndrueshëm. Ky ishte takimi i parë i këtij formati, i realizuar me mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe OSBE-së, duke vendosur themelet për bashkëpunime të ngjashme në të ardhmen.


