Shqipëria ka nevojë për sistemin që parandalon zjarret

Nga Auron Tare

Komentet për mirënjohje ju ka ikur koha. Nuk ka më arsye të bëjmë konferenca dhe krahasime. Nuk kemi sistem. Nuk kemi mbrojtje. Nuk kemi ndëshkushmëri.

Shqipëria nuk ka nevojë më për mirënjohje ndaj ushtarëve që luftojnë flakët. Shqipëria ka nevojë për sistem i cili parandalon zjarret. Për mjete logjistike nga ajri dhe toka për punime për hapjen e brezave mbrojtëse çdo verë. Për krijimin e sistemit të rojtarëve të pyjeve, të cilët janë profesionistë dhe njerëzit që jetojnë me pyjet.

Shqipëria ka nevojë për ndëshkushmëri dhe dhënie llogarie për të gjithë zinxhirin përgjegjes për këto zjarre.Të tjerat janë thjesht propagandë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME