Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

Disa ditë pas humbjes historike të Serbisë në shtëpi ndaj Shqipërisë me rezultatin 0-1 në Leskovc, Federata e Futbollit të Serbisë ka lëvizur shpejt për të gjetur pasuesin e Dragan Stojković “Piksi”, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas ndeshje me Shqipërinë .

Sipas mediave serbe, drejtuesit e FSS kanë arritur një marrëveshje verbale me Veljko Paunović, ish-trajnerin që udhëhoqi Serbinë drejt titullit kampion bote për të rinj në vitin 2015 në Zelandën e Re.

Presidenti i Federatës, Dragan Džajić, dhe sekretari i përgjithshëm, Branko Radujko, kanë marrë “po”-në e Paunovićit, dhe zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.Burime pranë Federatës kanë konfirmuar për gazetën Kurir: “Siç qëndrojnë gjërat tani, Veljko Paunović është trajneri i ri i Serbisë! Shanset janë 90 për qind. Ka pak gjëra që mund të prishin marrëveshjen.”

Fitorja e Shqipërisë 0-1 në Leskovc, falë golit të Rey Manajt në fundin e pjesës së parë, ka ndezur jo vetëm zemërimin e tifozëve serbë, por edhe ka shkaktuar ndryshime rrënjësore në pankinën e kombëtares.

Sipas mediave serbe, kjo disfatë u konsiderua “një nga më të dhimbshmet në historinë moderne”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...