Shqipëria hap kapitujt me BE-në, Danimarka konfirmon mbështetjen

Ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, deklaroi sot pas Konferencës së 6-të Ndërqeveritare BE–Shqipëri në Bruksel se të gjitha shtetet anëtare mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren për Zgjerimin Evropian, Marta Kos, ministrja daneze theksoi se Shqipëria ka treguar kapacitete të mjaftueshme administrative për të hapur grupkapitujt e negociatave në një kohë të shkurtër.

“Shqipëri, nuk keni vetëm vikingët nga ana juaj, por keni të gjithë BE-në. Të gjitha shtetet anëtare e mbështesin ecjen përpara me Shqipërinë. Një e ardhme e BE-së me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, u shpreh Bjerre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME