Shqipëria dhe FAO, 80 vite bashkëpunim për një bujqësi të qëndrueshme, Ministri Salla: Bujqësia 2030, vizioni ynë për zhvillim

Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, priti në takim z. Raimund Jehle, përfaqësues i FAO-s në Shqipëri dhe Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Gjatë takimit u riafirmua partneriteti i gjatë dhe i frytshëm mes Ministrisë dhe FAO-s, me të cilën Shqipëria bashkëpunon që prej vitit 1973. Palët konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe forcimin e ekonomisë rurale në vend.

Ministri Salla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe u shpreh besimplotë për kontributin e FAO-s në procesin e ristrukturimit të Ministrisë, në përputhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP).

Ky proces do të shërbejë si bazë për hartimin e politikave të reja bujqësore që synojnë realizimin e vizionit “Bujqësia 2030” dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë deri në vitin 2030.

Bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO-s mbetet një shtyllë e rëndësishme për avancimin e sektorit, duke kontribuar në sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural të vendit tonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...