Shqipëri-Jordani/ Një gol dhe një autogol, mbyllet në baraspeshë pjesa e parë në Tiranë

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor.

Pas fitores në Leskovc kundër Serbisë, morali te kuqezinjtë është i lartë, teksa Sylvinho ka zgjedhur të kryejë disi një rotacion në 11-she.
Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani, ndërkohë që në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Asllani dhe Shehu nuk “luajnë” nga formacioni, ndërkohë që Bajrami do ta startojë këtë takim si titullar.

Sulmi është ndryshuar i tëri, me Asanin dhe Hoxën që do të mbulojnë krahët, ndërkohë maja e sulmit i është besuar Mirlind Dakut.
Nga ana tjetër, Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e këtij vendi.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë zvicerani Lukas Fähndrich, i cili do të mbështetet nga dy bashkëkombësit e tij, Jonas Erni dhe Nicolas Müller, ndërkohë gjyqtar i katërt është zgjedhur Juxhin Xhaja.
Shqipëria është ndeshur vetëm një herë me Jordaninë, në vitin 2018, një takim i përfunduar pa gola.
Rezultati Live:
Shqipëri 1-1 Jordani
Mo Abualnadi (A.G) 40′ / Al-Rashdan 27′
Komenti Live:
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45+2′ Alnaimat lëviz brenda zonës dhe godet me të djathtën, por Dajsinani e ndal siç duhet.
45+1′ Al Tamari pason brenda zonës, por Dajsinani e lexon siç duhet dhe e kontrollon topin pa probleme.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ Asllani tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga mbrojtësi.
40′ GOOOL Shqipëria 1-1/ Bajrami lëviz bukur në zonë dhe pason për Dakun, por Mo Abualnadi e arrin përpara dhe e çon topin në rrjetën e tij. (VIDEO)
27′ Gol Jordania 0-1/ Një krosim në zonën kuqezi nuk largohet siç duhet, me Al-Rashdan që godet me kokë dhe tund rrjetën. (VIDEO)
24′ Asani tenton sërish me një goditje nga distanca, por kësaj radhe topi shkon shumë larg kuadratit.
21′ Daku merr një top në zonë dhe godet, por ndalet nga Abulaila. Topi rikthehet te Bajrami, i cili nuk gjen dot kuadratin me tentativën e tij.
18′ Al-Tamari përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe del i vetëm përballë Dajsinanit, me këtë të fundit që shmang golin e sigurt.
16′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Abulaila.
10′ Asani hedh një krosim drejt zonës, por Daku nuk e arrin dot, me topin që përfundon në duart e Abulaila.
4′ Asllani hedh një krosim të rrezikshëm në zonë që devijohet nga Nasib, duke rrezikuar autogolin, por portieri Abulaila arrin ta kontrollojë topin.
1′ Nis sfida në “Arenën Kombëtare”!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME