Në Romë po zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo mbledhje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, duke hapur rrugën për nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të reja konkrete bashkëpunimi në fusha të ndryshme.
Takimi i nivelit të lartë pritet të përmbyllet me nënshkrimin e dokumenteve që synojnë thellimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe institucionale mes Shqipërisë dhe Italisë, duke konsoliduar më tej marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve.



