Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke ndarë pamje nga puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj.
Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Rama thekson se ky investim infrastrukturor do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën.
“MIRËMËNGJES dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri.