Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron kushte të paqëndrueshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se të dielën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas mesditës do të ketë edhe periudha të shkurtra kthjellimi.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore hera-herës do të arrijnë intensitet mesatar. Pas mesditës, reshjet pritet të pakësohen gradualisht dhe të mbeten vetëm në zonat e larta.

Era do të fryjë nga juglindja në drejtim të veriperëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdetin jugperëndimor mund të arrijë deri në 12 m/s. Në det, valëzimi do të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...