SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën pas veprimeve të qeverisë Kurti

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë njoftoi se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, si pasojë e veprimeve të qeverisë së përkohshme që, sipas saj, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë.

Në komunikatë thuhet se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e SHBA-së për të bashkëpunuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të çuar përpara interesat e përbashkëta me popullin e Kosovës, duke forcuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit të përkohshëm Albin Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë ndër vite”, thuhet në njoftim.

Dialogu strategjik kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik mes SHBA-së dhe Kosovës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit në BE, Shqipërisë po i buzëqesh fati

Kryeministri Edi Rama u shpreh ka nuk ka ngadalësim...

Erëra të forta dhe përmbytje në Greqi , dallgët në det deri në 4 metra të larta

Greqia ka kaluar një 24-orësh jashtëzakonisht të vështirë për...

Përtej Varshavës dhe Valencias, Shqipëria e Sylvinhos mes “tavanit” dhe shpresës

Nga Endi Tufa Fërshëllima e fundit në ndeshjen ndaj Ukrainës...