Serbi-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

Trajneri Sylvinho ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë një formacion me skemën 4-3-3, duke ruajtur lojtarët kryesor të skuadrës, por edhe duke sjellë një rikthim të rëndësishëm në mbrojtje dhe një prani të re në mesfushë.

Ndërsa trajneri i Serbisë, Stojkovic, ka hedhur ne fushë një formacion me sy sulmuesit, Vlahovic dhe Mitrovic.

Përballja është si një finale, pasi vendos shumë për vendin e dytë në grup, që do të thotë play-off për në Botëror. Ndeshja e 11 tetorit është e katërta mes të dy ekipeve.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve.

Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

Serbia: (3-2-3-1) Petrovic, Milosajevic, Veljkovic, Pavlovic, Stankovic, Maksimovic, Zivkovic, Samardizc, Kostic, Vlhaovic, Mitrovic. Trajner: Dragan Stojkovic

Shqipëria: (4-3-3): Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj; Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Lindon Shehu; Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj

Trajner: Sylvinho

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...