Porti i Sarandës vijon të jetë destinacion i kroçerave edhe këtë fundshtatori.
Autoritetet Portuale të Portit të Sarandës bënë të ditur për ATSH-në se “gjatë ditës së sotme në port mbërriti kroçera “Silver Whisper” me 365 turistë, me kombësi të ndryshme, por mbizotëronin më shumë amerikanë”.
Kjo kroçerë erdhi nga porti i Kotorit dhe më pas u nis drejt portit të Gallipollit në Itali.
Pasagjerët e saj kanë preferuar guidat turistike për të vizituar Sarandën, qytetin antik të Butrintit, Kantinën e Verës në Delvinë, Syrin e Kaltër dhe Gjirokastrën.
Ditën e sotme në port mbërriti edhe kroçera “Emerald Azzurra e kompanisë Emerald Cruises me 99 turistë. Anija turistike erdhi nga Kotori dhe portin pasaardhës do të ketë Korfuzin. Turistët preferuan guidat turistike të planifikuara dhe të prenotuara më herët.
Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin prill të këtij viti të presë turistët e parë me kroçera, të cilët gjatë pikut të sezonit turistik shënuan edhe një fluks të shtuar.
Nga 1 janari deri më 3 shtator në portin e Sarandës kanë hyrë dhe kanë dalë 560 mijë udhëtarë me tragete, kroçera dhe anije turistike, duke shënuar një fluks 21% më shumë se në periudhën janar-gusht 2024