Saranda mirëpret kroçerën e parë për këtë vit, “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë

“Sapphire Princess” është kroçera e parë që ka mbërritur sot në Sarandë, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të rëndësishëm për turizmin e kroçerave në jug të vendit.

Siç raportojnë mediet, kroçera për shkak të madhësisë të saj u ankorua në rad dhe me lançet e veta transportoi turistët për të vijuar vizitën e tyre në qytetin e Sarandës.

Anija turistike ka rreth 2600 turistë në bord nga vende të ndryshme të botës.

Kroçera mbërriti në Sarandë nga Italia dhe pritet të vazhdojë itinerarin e saj pasditen e kësaj të marte drejt Greqisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME