Samiti i parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, Spiropali takon Tajanin në Romë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ditës, ministrja Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani. Në kuadër të këtij takimi, pritet të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin në fushën e Sigurisë Kibernetike, një hap konkret drejt forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ky samit përfaqëson një moment të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.

Në fjalën e saj, ministrja Spiropali pritet të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Italinë përballë sfidave globale të sigurisë, si dhe të ripohojë përkushtimin e Shqipërisë për avancimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...