Salla diskuton me Theoharis rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare me Greqinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë vizitës në Athinë, zhvilloi një takim me Zv. Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Haris Theoharis, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, promovimin e investimeve dhe rritjen e eksporteve dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Salla theksoi se Shqipëria i kushton rëndësi thellimit të partneritetit ekonomik me Greqinë, me fokus në sektorë me interes të përbashkët si bujqësia, agropërpunimi, turizmi rural, logjistika dhe energjia.

Ai vuri në dukje potencialin real për rritjen e eksporteve shqiptare drejt tregut grek, veçanërisht për produktet bujqësore dhe agroushqimore me vlerë të shtuar “Made in Albania”.

Bashkëpunimi do të përqendrohet gjithashtu në përmirësimin e klimës së biznesit, harmonizimin e standardeve dhe lehtësimin e tregtisë, si hapa konkretë për të rritur investimet dhe shkëmbimet dypalëshe.

Ministri Salla theksoi se diaspora shqiptare në Greqi mbetet një urë e rëndësishme që lidh dhe fuqizon marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...