Sali Berisha: Rama mashtron për rrogat dhe pensionet

TIRANË, 12 prill/Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një videomesazh ditën e sotme e cilësoi bonusin për pensionistët minimal dhe qesharak, teksa theksoi se “pagat mbeten më të ulëtat në rajon”.

“Bonusi i pensioneve për 690 mijë pensionistë është ndër më qesharakët. Janë 2 kile domate në muaj. Kjo është shtesa e pensioneve sipas qeverisë aktuale. Përveç kësaj, rrogat sërish mbeten rrogat më të ulëta në rajonin tonë, ndërkohë që në vitin 2013, ato ishin rrogat më të larta të rajonit”, theksoi Berisha duke reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama.

Kreu i PD-së foli edhe për Samitin e IV të Diasporës Shqiptare.

“Sot, Rama paraqiti si një sukses të madh konventën e diasporës. Me këtë rast duke përshëndetur të gjithë shqiptarët e diasporës, kudo që janë, edhe ata që vijnë në këtë konventë, por u theksoj se mikpritësi juaj është një nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të ekzistencës së tij, jo në dekada, por dhe më shumë. Ju rikujtoj të dashur shqiptarë të diasporës se vetëm në 10 vite të qeverisjes së tij, nga ky vend janë larguar 1.099.000 shqiptarë sipas Eurostatit dhe të gjithë këta vetëm në zonën e Shengenit, pa llogaritur zona të tjera. Pra të paktën 45 deri në 47% të shqiptarëve u larguan nga Shqipëria dhe sot Shqipëria ka atë lindshmëri që kishte 100 vite më parë”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha tha se “Rama foli për investimet e huaja, 1.6 miliardë euro. Duhet të theksoj se nga këto 1.6 miliardë euro sipas INSTAT-it, 800 milionë nuk janë investime të huaja, por janë reinvestime të parave shqiptare nga kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri. S’kanë asnjë gjë të përbashkët me investimin e huaj. Resti që është, 30% e tyre janë blerje nga shqiptarët të apartamenteve në Shqipëri. Kurse 18% mbeten gjithsej apo rreth më pak se 300 milionë euro janë investime direkte”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Superiore/ Tronditet Egnatia, rrogozhinasit munden nga Tirana në kryeqytet

Tirana ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Egnatias,...

Sondazhet e nxjerrin fitues përballë Orban, kreu i opozitës hungareze: Jemi optimistë, por të kujdesshëm

Pas mbylljes së kutive të votimit, Peter Magyar është...