Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, zhvilloi një takim me ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban, me fokus te përmirësimi i infrastrukturës në fshatrat ku jeton komuniteti arumun.
Gjatë bisedës, u trajtuan projektet që synojnë zhvillimin e zonave rurale, si edhe mundësitë për të zgjeruar aktivitetet e përbashkëta kulturore dhe turistike. Ambasadori Serban shprehu gatishmërinë e Rumanisë për të ofruar ekspertizë në aplikimin e fondeve të Bashkimit Europian për Pogradecin.
Vizita e tij vjen pas një dhurate që Ambasada e Rumanisë i bëri spitalit bashkiak, duke thelluar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Komuniteti arumun shërben si një urë e rëndësishme lidhëse në këtë bashkëpunim.