“Rilindja që legalizoi abuzimin”

Nga Afrim Krasniqi

Retrospektivë, tetor 2013. Qeveria miratoi Task Force për mbrojtjen e territorit. Në krye ministri i brendshëm. Misioni? Fund ndërtimeve pa leje dhe batërdisë në zonat bregdetare. Kryeministri deklaroi atëherë në KKRT se “bregdeti shqiptar, që është edhe një nga asetet më të mëdha që trashëgon ky vend, …herë me leje dhe herë pa leje është zhvilluar në një rrjedhë që përfundimisht duhet të ndërpritet”. I dhamë të drejtë atij dhe qeverisë. Kontrolli i territorit, përballja e shkelësve me ligjin, fundi i abuzimit me bregdetin/pronat publike dhe qasja antikorrupsion duhej të jetësoheshin. Janë parakushte për ekonominë e tregut, konkurrencën, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Realiteti dhe bilanci? Ja një foto ilustruese, Jalë 2013 – Jalë 2025. Task Force (2013) dështoi me sukses. Ai që e drejtonte atë përfundoi vetë në burg për korrupsion.

Ai që koordinoi marrjen nën kontroll të zonave bregdetare mori ca pjesë për veten dhe pastaj u bë edhe deputet, ndërkohë që u emërua “gjykatën” i partisë në pushtet. Ai që kishte lidhje politike, krahas detit mori edhe malet. Ai që premtoi fund masakrës bregdetare me një të rënë të lapsit krijoi pronarë të rinj të detit dhe tokës, maleve dhe rrugëve; kështu edhe ligjëroi privatizimin e vijës bregdetare për miqtë e sponsorit e vet nga Velipoja në Butrint. Jala është vetëm një simbol arrogance ndaj vlerave shtetit të së drejtës.
Rivendosja e ligjit? Ekonomia e tregut të lirë? Antikorrupsioni? Rilindja urbane? Zhvillimi i qëndrueshëm? Fund abuzimit / arrogancës? Ishin premtime. Pasi u përkthyen në vota e mbaruan funksionin, u kthyen në slogane për konsum publik. Një tipar konsensual (këtu) dhe i njëjtë në të gjitha modeleve autoritariste dhe korruptive.Kështu nisi!

•Autori është është Drejtor i Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Brohoritje nga qelitë: Sarkozy pritet si “i barabartë” mes të dënuarve në Paris

“Ja ku është Sarkozi!”, brohoritën të burgosurit nga qelitë...

Evis Sala takim me Unionin e Farmaceutikës: “Do të ngremë grup pune për përmirësimin e sektorit”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala,...

Rama në “Chatham House”: “Mos u merrni me shqiptarët, se po ju mallkuan, zhdukesh”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e...

Rikthehet pariteti në Reformën Zgjedhore: Mazhoranca dhe opozita në të njëjtën tryezë

Klasa politike shqiptare është gati të ulet në tryezë...