Rikthehet podkasti “Flasim”, Manastirliu e ftuara e parë e sezonit të ri

Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë Tiranë, do të jetë e ftuara e parë e kryeministrit Edi Rama, në sezonin e 5-të të podkastit “Flasim”.

Ndërsa intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme, kryeministri Rama ndau sot disa pjesë nga ky bashkëbisedim, i cili përveçse një rrëfim jete, prezanton edhe profilin e kandidates së PS-së që garon për kreun e bashkisë Tiranë.

“Kam lindur në Tiranë, me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit… E shihja kiminë si përbashkimin e logjikës dhe imagjinatës. Është jo e lehtë të flasësh për veten”, shprehet ndër të tjera Manastirliu.

Nga ana e tij, Rama shpreh bindjen se ajo do të jetë kryetarja e re e bashkisë së Tiranës, ndërsa e pyet se si e ndjen këtë barrë mbi supe.

Ndërsa mandati i katërt i PS ka nisur, Rama siguroi se “vazhdojmë të punojmë pa u lodhur, me durim, me këmbëngulje, me forcë të hekurt ligjore deri në fund”.

“Nuk mbaj mend herë tjetër, sinqerisht nuk mbaj mend, kur kërkesat për intervista drejt zyrës sime të kenë qenë të panumërta, si këtë herë për Diellën”, shprehet ndër të tjera Rama në videon prezantuese.

Podkasti “Flasim” është një format i veçantë komunikimi që synon të sjellë para publikut personazhe të ndryshme të shoqërisë, në një bashkëbisedim të hapur me kryeministrin Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...