Europa League ka dhuruar emocione në ditën e dytë të javës së parë të fazës së grupeve. Aston Villa mposhti Bolognan 1-0 falë golit të McGinn në minutën e 13’, duke marrë tri pikë të rëndësishme.
Stuttgart gjithashtu triumfoi në shtëpi ndaj Celta Vigos 2-1, ndërsa Rangers humbi 0-1 nga Genk, pa sulmuesin shqiptar Nedim Bajrami në listën e Europës.
Lyon dhe Lille arritën fitore vendimtare në ndeshjet e tyre, ndërsa ndeshjet e tjera sollën surpriza dhe barazime interesante.
Rezultatet e plota:
- G.A. Eagles 0-1 FCSB
- Lille 2-1 Brann
- Aston Villa 1-0 Bologna
- Ferencvaros 1-1 Plzen
- Rangers 0-1 Genk
- Salzburg 0-1 Porto
- Stuttgart 2-1 Celta Vigo
- Utrecht 0-1 Lyon
- Young Boys 1-4 Panathinaikos