Pas vendimit të paprecedent për të përjashtuar Alesia Balliun dhe Rudina Allën nga gara për kryetar të Partia Demokratike e Shqipërisë, demokratët e Elbasan organizuan një takim të jashtëzakonshëm për t’i dhënë një përgjigje të fuqishme dhe pa kompromis drejtuesve që ndërmorën këtë vendim.

Vendimi, i orkestruar nga Sali Berisha, në bashkëpunim me Flamur Nokën dhe Bledi Himçin, u konsiderua nga demokratët si një akt frike dhe presioni, një përpjekje për të kontrolluar bazën dhe për të ndalur konkurrencën e lirë brenda partisë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë tensioni dhe vendosmërie: demokratët nuk pranuan të heshtin. Ata e quajtën vendimin të padrejtë dhe anti-demokratik, duke theksuar se përjashtimi i Balliut dhe Allës nuk është për shkelje statutore, por për guximin që të sfidojë drejtimin aktual dhe të mbrojë dinjitetin e bazës.

Pjesëmarrësit në takim dolën me një mesazh të qartë dhe të prerë: “Mund të na përjashtojnë nga gara, por nuk mund të na mbyllin gojën. Nuk do të lejojmë që PD të shndërrohet në bunker frike të Berishës dhe aleatëve të tij. Gara dhe vullneti i demokratëve nuk ndalen me urdhra dhe kërcënime.”
Takimi u mbyll me vendosmëri për të qëndruar të bashkuar dhe për të kundërshtuar çdo vendim që tenton të minojë zërin e bazës. Demokratët e Elbasanit dërguan një paralajmërim të fortë: çdo përpjekje për të kontrolluar partinë me përjashtime dhe frikë do të përballet me rezistencë dhe revoltë të hapur.

