Reshjet rikthejnë problemet në qarkun Elbasan: rrëshqitje, aluvione dhe ndërprerje energjie në zonat malore

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, të cilat gjatë natës arritën deri në 24 mm. Si pasojë, janë shënuar rënie gurësh, inertesh dhe aluvionesh në disa akse rrugore:

  • Elbasan–Qafë Thanë (rënie gurësh dhe pemësh në dy raste);
  • Elbasan–Peqin (dalje aluvionesh);
  • Elbasan–Gjinar, në Derstile;
  • Gramsh–Moglicë, në Bersnik.

Firmat kontraktuese ndërhynë menjëherë dhe të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim.

Në qytetin e Elbasanit pati prani të madhe uji, por pa shkaktuar probleme.

Reshjet kanë sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Elbasan. Ekipet e OSHEE po punojnë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kriza e fshehur nis tani

  Nga Klevis Elezi ,Politolog Rritja e çmimeve të naftës nuk...

Mediat: SHBA-ja dhe Irani diskutojnë për armëpushimin 45-ditor, shanse të vogla për marrëveshje brenda 48 orëve

Negociatat prapa skenave për një armëpushim të mundshëm 45-ditor...

Historia si art, një përvojë ndryshe në shkollën artistike “Onufri”

Historia mori jetë në klasat e 10-ta të shkollës...

Irani ngre alarmin për tregtinë botërore, në shënjestër korridoret detare

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ndërprerje...