Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të shpërndara në të gjithë territorin gjatë gjithë ditës.
Në zonat malore të veriut dhe verilindjes, mbi lartësinë 1000 metra, si edhe në juglindje mbi 1100–1300 metra, reshjet do të jenë në formë dëbore, me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriu me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe luginat pritet të arrijë deri në 12–23 m/s, duke e bërë motin më të ftohtë e të ndjeshëm.

