Një valë ajri të ftohtë ka mbërritur në Francë, duke goditur veçanërisht rajonin Ile-de-France në pjesën qendrore të vendit, ku është shpallur nivel portokalli alarmi në të tetë departamentet për shkak të borës dhe akullit. Në pjesën tjetër të vendit është aktivizuar alarmi i verdhë, raportojnë mediat franceze.
Alarmi portokalli i motit, i cili vlen për të gjithë rajonin e Ile-de-France – Paris, Seine-et-Marne, Yvelines, Essonne, Hauts-de-Seine, Seine-Saint-Denis, Val-de-Marne dhe Val-d’Oise – hyn në fuqi në orën 20:00, shkruan BFMTV.
Në perëndim të rajonit Ile-de-France priten reshje më të dendura dëbore, me trashësi nga pesë deri në shtatë centimetra, ndërsa në lindje parashikohet një mbulesë prej dy deri në pesë centimetra.
Sipas Meteo France, në Paris dhe periferitë e afërta do të ketë reshje borë që pritet të arrijnë nga një deri në dy centimetra.

