Reshat Arbana feston 85-vjetorin, AQSHF nderon legjendën e teatrit dhe filmit shqiptar

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka uruar sot aktorin Reshat Arbana, Nderi i Kombit, për 85-vjetorin e lindjes, duke theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë dhe teatrin shqiptar. Në një postim në rrjetet sociale, drejtori i AQSHF, Eljan Tanini, u shpreh: “Në këtë përvjetor, e urojmë me dashuri e mirënjohje, si një aktor që nuk luajti vetëm role, por preku jetët tona me artin e tij të sinqertë”.

Për këtë përvjetor, AQSHF do të shfaqë dokumentarin “Përballë, me Reshat Arbanën” në kinemanë e institucionit, duke ofruar një vështrim të veçantë mbi jetën dhe karrierën e tij artistike. Reshat Arbana ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare, me mbi 40 role në kinematografi dhe qindra role në teatër, duke u bërë simbol i shpirtit popullor, burrërisë, dhimbjes, revoltës dhe dashurisë për vendin.

Disa nga rolet më të spikatura të tij përfshijnë Islami në “Duel i heshtur” (1967), Samiun në “Fije që priten” (1976), Prefektin në “Gjeneral gramafoni” (1978), Bimbashin në “Liri a vdekje” (1979), Isa Boletinin në “Nëntori i dytë” (1982), dhe Kukë Meminin në “Balada e Kurbinit” (1990). Për performancat e tij në rolet Dajlan Beu në “Kush vdes në këmbë” (1984) dhe Kryetarin e Këshillit në “Kur hapen dyert e jetës” (1986), Arbana ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit në vitet 1985 dhe 1987, duke konsoliduar statusin e tij si një ikonë e artit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME