Regjistrimet për klasat e para dhe të 10-ta në e-Albania, afati deri më 1 Shtator

Regjistrimet për nxënësit në klasat e para dhe të 10-ta do të jenë të hapura në e-Albania deri më 1 Shtator. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu iu bën thirrje prindërve që të përfundojnë procesin e regjistrimit përmes platformës online brenda afatit.

“Njoftim i rëndësishëm për prindërit.

Të dashur prindër!

Ju informojmë se regjistrimet për nxënësit në klasat e para dhe të dhjeta do të jenë të hapura në platformën e-Albania deri më 1 SHTATOR.

Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit.”, thotë ministrja.

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator dhe mbyllet më 12 qershor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...