Regjimenti kroat i Kravatës, marshim në rrugët e Tiranës

Një nga simbolet më të njohura të identitetit kroat, kravata, erdhi sot në Tiranë përmes një ekspozite unike që rrëfen historinë, origjinën dhe evolucionin e saj ndër shekuj.

Ekspozita u çel në Qendrën “Sotir Kolea” dhe pas inaugurimit të saj, Regjimenti i Kravatës nga Zagrebi marshoi në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, i veshur me uniforma historike ceremoniale dhe i shoqëruar nga ritmet solemne të daulleve. Ky marshim solli një atmosferë festive dhe tradicionale që bashkon kulturën, elegancën dhe krenarinë kroate.

Aktiviteti është pjesë e programit të Javës Kulturore Kroate, aktivitetet e së cilës nisën në 17 nëntor dhe do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme (17-20 nëntor).

Termi “jakë kroate” mendohet se i referohet qafores historike të veshur nga ushtarët kroatë, e cila është origjina e kravatës moderne. Gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare në shekullin e 17-të, ushtarët kroatë që shërbenin në Francë mbanin rreth qafës një copë tradicionale të thjeshtë. Francezët, duke iu referuar kroatëve, e quajtën këtë pëlhurë “cravate”, e cila përfundimisht evoluoi në kravatën moderne.

Në rajonin kroat të Turopoljes, ku lindi tradita, qaforja quhet podgutnica. Për ushtarët, shpesh ishte një dhuratë nga një person i dashur, duke simbolizuar dashurinë dhe shpresën për një kthim të sigurt, duke e bërë atë një simbol të rëndësishëm kulturor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...