Rama: Zgjedhja e Trump ndryshon botën, Europa duhet të përshtatet

Kryeministri Edi Rama tha se Europa duhet të kuptojë që me zgjedhjen e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, bota ka ndryshuar dhe ajo duhet të ndryshojë me të.

“Nëse flasim për Europën, vazhdoj të besoj se kur Donald Trump tha dhe ndoshta vazhdon të thotë se Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, prandaj edhe e shpëtoi, mendoj se Zoti e shpëtoi edhe për të shpëtuar Europën.

Europa duhet të mbledhë veten dhe duhet të kuptojë sa më shpejt, edhe me vepra, që nëse do të ruajë rëndësinë e saj, duhet të ndryshojë.

Duke nisur me reflektimin e asaj që ka ndodhur me zgjedhjen e Donald Trump, por edhe me luftën në Ukrainë”, tha Rama gjatë një bisede në “Berlin Global Dialogue”, me moderatorin Ali Asllan, përcjell A2 CNN.

Ai shtoi se nuk e njeh mirë Trump-in, por e ndjek në postimet e tij në rrjetin social, Social Truth.

“Nuk e njoh mirë, por në një farë mënyrë të gjithë e njohim mirë, sepse është i ekspozuar dhe ai po formëson epokën e re, duke qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.

Nuk është më në Twitter, quhet Social Truth. Është një nivel më lart.

Është shumë angazhues dhe argëtues, natyrisht që e shikoj”, shtoi kryeministri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi me 18 të vdekur në jug të Kretës, gjendet gjysmë e fundosur një varkë me emigrantë

Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare...

Skënder Milaqi nga “Sefer Efendiu” tek drita e përjetshme

Udhëtimi i një jete, udhëtimi i një shpirti Nga BUJAR...

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit,...