Rama thirrje të rinjve: Guxoni të aplikoni për t’u bërë pjesë e AKU-së

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës në testimin e burimeve njerëzore të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.

Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, Rama u ndal te ky bashkëpunim, që sipas tij, ishte një eksperiencë shumë e dobishme.

Kreu i Ekzekutivit bëri thirrje të rinjve në fushën e sigurisë ushqimore “që të guxojnë”, në sajë të një procesi që ka nisur në vend për përzgjedhjen e atyre që do t’i bashkohen Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).

“Pak kohë më parë ne kërkuam ndihmën e Universitetit Bujqësor për të bërë një testim të kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe ishte një eksperiencë jo vetëm shumë e dobishme – dhe kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu një raport shumë cilësor – por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë si një eksperiencë të shtrirë me botën akademike për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë, duke krijuar një aleancë që do t’i hapi rrugë profesionistëve që do të duan të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se “do t’i mbyllet rruga atyre që kanë gjetur mënyrat për t’u futur në këto inspektorate pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u bërë jo pjesë e zgjidhjes që inspektoratet duhet të garantojnë, por pjesë e problemit që ne kemi me inspektoratet”.

Duke falënderuar pedagogët që u përfshinë në këtë proces, kryeministri Rama u bëri apel të rinjve që do të kishin dëshirë të përfshiheshin nesër në këto inspektorate apo ata që kanë mbaruar Universitetin Bujqësor dhe që dëshirojnë të kontribuojnë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, “që të guxojnë të aplikojnë”.

Po ashtu, Kryeministri njoftoi se kur të hapet procesi i aplikimeve të reja në AKU, përsëri do të shfrytëzohet Universiteti për të bërë vlerësimet e atyre që do të merren në punë, duke shmangur maksimalisht ndikimet e natyrave të tjera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Barcelona nuk heq dorë nga Lewandowski, i ofron rinovimin e kontratës

E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende për t’u...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet pas orës 16:00

Bordi i Transparencës në datë 11 Prill 2026 ndryshoi...

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...