Rama: Samiti i diasporës në pranverë, ta mbajmë të angazhuar komunitetin e çdo bashkie jashtë vendit

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në pranverë do të zhvillohet samiti i diasporës.

Gjatë takimit me kryebashkiakët në Durrës, Rama theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare, jo vetëm si potencial për investime, por si pjesë integrale e popullit dhe komuniteteve.

Kreu i qeverisë kërkoi angazhimin e kryetarëve të bashkive në organizmin e samitit, duke theksuar se çdo rekomandim i tyre është i rëndësishëm për njerzit të cilët duhen thirrur në samit.

“Do të jetë shumë e rëndësishme që të kemi angazhimin tuaj qoftë për organizmin e samitit të diasporës në pranverë, ku do të jetë shumë i vyer çdo rekomandim nga ana juaj për njerëzit që mendoni se duhet të jenë të ftuar në këtë samit, por edhe për mënyrat sesi do ta qasim dhe do ta mbajmë komunitetin e çdo bashkie jashtë vendit, pjesë gjithmonë e më të integruar të komunitetit dhe pjesë të informuar të zhvillimeve në komunitetin përkatës si dhe në gjithë vendin”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...